Lajme nga projekti

Aktivitete për forcimin e sistemit të kontrollit agro-ushqimor të Shqipërisë 

Projekti i financuar nga BE-ja “Për Siguri Ushqimore në Shqipëri” vazhdon të ofrojë trajnime për të forcuar kompetencat e stafit të kontrollit zyrtar që punon në fushat e sigurisë ushqimore, veterinare dhe shëndetit të bimëve. Deri më tani këtë vit ekspertët e projektit kanë zhvilluar trajnime mbi: 

Projekti po punon gjithashtu me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) për të krijuar një "one stop shop" për materialet e trajnimit që do të jenë të aksesueshme për stafin e kontrollit zyrtar, i cili ka për detyrë të zbatojë legjislacionin që rregullon sigurinë ushqimore, veterinare dhe shëndetin e bimëve. 


Puna ka vijuar gjithashtu për hartimin e ligjeve të reja për kontrollet zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve. Pasi të miratohen, këto ligje do të demonstrojnë më tej angazhimin e Shqipërisë për hartimin e dokumentacionit ligjor që lehtëson zbatimin efektiv brenda kuadrit ligjor të Shqipërisë. 


Procesi i Screening bilateral, shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe shëndeti i bimëve) të acquis të BE-së do të nisë në tetor. Me ndihmën e projektit tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet për të trajnuar përfaqësuesit që do të prezantojnë nivelin e Shqipërisë për harmonizimin me legjislacionin e Kapitullit 12, në Komisionin Evropian. 


Bazuar në përvojën e vendeve të tjera të rajonit, pritet që klasifikimi i stabilimenteve të jetë një nga kushtet (standardet e hapjes) që duhet të plotësohet për hapjen e negociatave të Kapitullit 12-të. Si pikënisje në këtë proces, projekti do të ofrojë trajnime për grupet e inspektorëve për të ndihmuar në vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve ushqimore me origjinë shtazore sipas kërkesave të BE-së. 


Në më pak se nëntë muaj të mbetur për zbatimin e aktiviteteve, Projekti i Sigurisë Ushqimore do të vazhdojë të punojë me autoritetet shqiptare për të forcuar sistemin e kontrollit agro-ushqimor, i cili nga ana tjetër do të rrisë mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve. 



Foto nga aktivitetet e trajnimit dhe Inspektime post mortem në thertore të shpendëve 

Foto nga aktivitetet për Dispozitat e fleksibilitetit në legjislacionin e BE-së për ushqimin Kërkesat strukturore, operacionale dhe higjienike në stabilimentet e bulmetit 

Foto nga aktivitetet mbi Përgatitjet për procesin e shqyrtimit analitik dypalësh të Kapitullit 12-të

Foto  nga aktivitetet mbi  Shëndetin e bimëve - Zonat e Mbrojtura 

Foto nga aktivitetet mbi vlerësimin e metodave për testimin e mbetjeve të mjekësisë veterinare në ushqimet me origjinë shtazore