Lajme nga projekti

Aktivitete për forcimin e kontrolleve të shëndetit të bimëve në Shqipëri

Projekti i financuar nga BE për Sigurinë Ushqimore vijon të zhvillojë aktivitete për të ndihmuar në forcimin e kontrolleve të shëndetit të bimëve në Shqipëri. Gabriel Roe, ekspert i shëndetit të bimëve nga Irlanda dhe Zyhrada Kongoli, eksperte ligjore kombëtare po punojnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të finalizuar një ligj të ri për shëndetin e bimëve, që do të jetë në përputhje me ligjet e BE-së. 

Disa aspekte të ligjit të ri do t’i përkasin Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si edhe Agjencisë së Pyjeve të krijuar së fundmi, përfaqësues të së cilës u takuan me z. Roe gjatë misionit të tij të fundit në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij z. Roe zhvilloi edhe trajnime mbi inspektimet e importit mbi shëndetin e bimëve. Pjesëmarrësit ishin punonjës nga zyrat qendrore të AKU-së dhe pikat e kontrollit kufitar në Durrës, Rinas, Kapshticë, Qafë Thanë, Morinë dhe Hani i Hotit. Trajnimi u pasua nga një vizitë në laboratorin e AKU-së në Durrës, i cili është përmirësuar së fundmi me mbështetjen e projektit CIHEAM Bari SAFIAL i financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. (AICS).

Foto nga  vizita në laboratorin e AKU-së në Durrës

Foto nga  trajnimet dhe takimet për të ndihmuar në forcimin e kontrolleve të shëndetit të bimëve në Shqipëri