Lajme nga projekti
AKU dhe Projekti për Siguri Ushqimore bashkë për të forcuar programin e inspektimit dhe marrjes së mostrave me bazë rrisku
26 Tetor 2020
Projekti për Siguri Ushqimore në bashkëpunim me Michelle Riblet, eksperte e Zhvillimit të Burimeve Njerëzore po vazhdojnë të punojnë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të forcuar caktimin e numrit të inspektimeve vjetore me bazë rrisku të planifikuara në stabilimentet ushqimore dhe zbatimin e një modeli rreziku për produktet e importuara ushqimore, ushqimin e kafshëve, kafshët e gjalla dhe produktet bimore që hyjnë në Shqipëri. Gjithashtu kemi filluar të punojmë me AKU në përmirësimin e programit vjetor me bazë rrisku për marrjen e mostrave në stabilimentet ushqimore dhe në postat e kontrollit kufitar.
Takimet u zhvilluan përgjatë Gushtit, Shtatorit dhe Tetorit midis projektit dhe zyrës qendrore të AKU-së për të punuar në të tre fushat. Bashkëpunimi do të vazhdojë në vitin 2021 dhe diskutimet do të zgjerohen për të përfshirë të dhëna nga stafi nëpër 12 zyrat rajonale të AKU. Pritet që rezultatet nga kjo punë e vazhdueshme të përfshihen në programet e inspektimit të vitit 2020 dhe marrjes së mostrave me bazë rrisku.
Zyra Qëndrore e AKU dhe ekspertët e Projektit në mbledhjet e tyre për të forcuar programin e inspektimit dhe marrjes së mostrave me bazë rrisku