Lajme nga projekti
#BashkëPërSigurinëUshqimore, një fushatë e re ndërgjegjësimi në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore
7 qershor 2020
Projekti për Siguri Ushqimore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, kanë nisur fushatën e ndërgjegjësimit #BashkëPërSigurinëUshqimore në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, që shënohet çdo vit në 7 qershor.
Në Ditën Botërore të Sigurisë së Ushqimit duhet të kujtojmë se përgjatë zinxhirit ushqimor të gjithë janë përgjegjës për sigurinë e ushqimit. Pavarësisht nëse prodhoni, përpunoni, shisni ose përgatisni ushqim, ju keni një rol në ruajtjen e sigurisë së tij.
BE-ja kontribon në sigurinë e ushqimit në Shqipëri duke financuar Projektin për Siguri Ushqimore si dhe programin IPARD që mbështet drejtpërdrejt fermerët dhe agrobizneset.
Videon hapëse të fushatës mund t'a shihni ketu.