Lajme nga projekti
Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, 7 qershor
25 maj 2020
Teksa siguria ushqimore është një përpjekje e përditshme dhe e pandalshme, që fillon nga ferma dhe mbaron në tryezë, një herë në vit, në botë është vendosur t’i kushohet një ditë e veçantë -- Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore.
Dita Botërore të Sigurisë Ushqimore (DBSU), e dyta nga themelimi, do të shënohet më 7 qershor 2020, për të sjellë vëmendje dhe për të frymëzuar veprime që parandalojnë, pikasin dhe menazhojnë rreqizet me burim ushqimin. Këto veprime synojnë të kontribuojnë në sigurinë ushqimore, shëndetin e njerëzve, prosperitetin ekonomik, bujqësi, afrimin me tregun, turizëm dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Epidemia COVID-19 e sjell ndryshe Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore të këtij viti; një çast për të festuar, por edhe për të njohur sfidën, e cila as nuk ishte çuar nëpër mend 12 muaj më parë.
Fushata me temën “Siguria ushqimore, i përket të gjithëve”, kërkon që mes veprimeve të saj, të promovojë ndërgjegjësimin global për sigurinë ushqimore dhe t’i bëjë thirrje shteteve dhe vendimmarrësve, sektorit privat, shoqërisë qytetare, organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe publikut të gjerë, për t’u hedhur me sulm.
Institucionet shqiptare, duke përfshirë Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU-në, janë përshtatur mjaft shpejt dhe kanë punuar me industritë ushqimore dhe fermerët, për të siguruar që familjet shqiptare të kenë ushqim të sigurt dhe të ushqyeshëm.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pasi ka ndjekur masat e ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19, është i pranishëm, çdo ditë, nëpër të gjithë territorin, për të siguruar një monitorim të sigurt dhe rigoroz të masave të ndërmarra nga operatorët ushqimorë dhe, për të këshilluar konsumatorët, që të ruajnë distancimin social gjatë daljeve në pazar.
Kjo ditë ndërkombëtare është gjithashtu një mundësi, që të përforcohen përpjekjet e bëra për sigurinë e ushqimit që konsumojmë. Nëse jeni prodhues, përpunues, shitës apo pregatitës i ushqimit, ju luani një rol në sigurinë e tij. Përgjegjësia për sigurinë ushqimore bie mbi të gjithë sa janë të përfshirë në zinxhirin ushqimor.
Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë, përmes Projektit për Siguri Ushqimore, të financuar nga BE, do t'i bashkohet AKU-së dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për të shënuar këtë ditë të veçante së bashku.