Lajme nga projekti
Projektit i bashkohen dy ekspertë irlandezë për ushqimin e kafshëve dhe profilizimin e riskut
14 shkurt 2020
Dy ekspertë irlandezë, Liam Hyde dhe Michelle Riblet, do t'i bashkohen Projektit të Sigurisë Ushqimore në Tiranë, nga datat 17 deri në 21 shkurt, për të këshilluar institutcionet përfituese shqiptare në lidhje me ligjin e ri të ushqimit për kafshë dhe profilizimit të riskut të inspektimeve ushqimore.
Z. Hyde vjen për herë të parë në Shqipëri dhe misioni i tij do të përfshijë takime me ekspertë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimti Rural (MBZHR) për të disktutuar ligjin e ri të ushqimit për kafshë. Ai do të zhvillojë gjithashtu një prezantim me titull "Përmbledhje e qëllimit të legjislacionit evropian të ushqimit për kafshë". Ky prezantim do të bëhet për ekspertët e MBZHR-së, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).
Dr. Riblet është eksperte në Zhvillimin e Burimeve Njerëzore dhe ky është misioni i saj i katërt në Shqipëri. Ajo do të vijojë me punën e saj në Pikat e Inspektimit Kufitar, profilizimin e riskut në stabilimentet ushqimore dhe mbështetjen e procesit të ristrukturimit të AKU-së.
Programi i punës së Dr. Riblet përfshin zhvillimin e nismave edukative, të cilat Projekti i Sigurisë Ushqimore ka për qëllim t’i zhvillojë në përputhje me normat ndërkombëtare te sigurisë ushqimore në të tre nivelet e shkollimit.
Projekti “Mbështetje për standartet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare" zbatohet nga një sërë institucionesh me në krye Autoritetin Irlandez të Sigurisë Ushqimore (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Finlandës, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.