Lajme nga projekti
Fituesi i konkursit të shkollave profesionale ‘AgroAktiv 2022’ u shpall në eventin e Javës së Evropës
11 Maj 2022
Tetë shkolla të mesme profesionale me profil bujqësor nga e gjithë Shqipëria morë pjesë në konkursin AgroAktiv të ideuar dhe organizuar nga Projekti për Sigurinë Ushqimore (FSP). Shkollat u ftuan të paraqesin projekte novatore për Sektorin Agroushqimor lidhur me sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Shkollave pjesëmarrëse nga Korça, Shkodra, Cërriku, Golemi, Pogradeci dhe Kamza iu caktua një mentor nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe pedagogë të Universitetit të Korçës për t'i mbështetur ata me idetë dhe prezantimet e projekteve të tyre. Për këtë konkurs FSP bashkëpunoi me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKF) dhe Albanian Skills.
Përgjatë tetë javësh, tetë shkollat punuan me projektet e tyre novatore dhe i prezantuan ato përpara një jurie profesionale, në fillim të muajit Maj. Shkollat prezantuan një gamë të gjerë idesh nga kopshtet vertikale, agro-kulinaria, përdorimi i bimëve të rralla shqiptare, përdorimi i biomasës për lëndë djegëse, mbetjet në thertore etj.
Konkursi u finalizua në Ditën e Evropës 9 maj, gjatë aktivitetit nue kuadër të Javës së Europës 2022 në Tiranë. Z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri, Znj.Vanessa Cooling, Drejtuesja e Projektit për Sigurinë Ushqimore dhe Z. Enio Civici, Zëvendës Ministër i MBZHR prezantuan idetë e Konkursit dhe shpallën shkollën fituese; “Charles Telford Erickson” Golem për idenë e tyre inovative, Prodhimin e biomasës për lëndë djegëse.
Nxënësit e shkollës fituese do të kryejnë një praktikë profesionale në Fidanishten Agro-Korani në Kavajë. FSP së bashku me AKU-në do të bashkëpunojnë me bizneset agro-ushqimore në qytete të tjera për të ofruar mundësi partneriteti për të gjitha shkollat që morën pjesë në konkurs.
Gjatë Javës së Evropës 2022, FSP mori pjesë në aktivitete të organizuara në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Në stendën e FSP-së, ekipi i projektit mirëpriti vizitorët duke zhvilluar me ta një lojë interaktive për të testuar njohuritë e tyre për sigurinë ushqimore dhe për të diskutuar tema të sigurisë ushqimore. Gjatë aktiviteteve u zhvillua edhe një anketim me pyetje specifike mbi praktikat e sigurisë ushqimore në shtëpi. FSP do të përdorë rezultatet e sondazhit për të punuar me AKU-në për shpërnadrjen e informacioneve të duhura për konsumatorët për t'i ndihmuar ata të mbajnë ushqimin e tyre të sigurt.
Foto nga shpallja e çmimit të parë, të shkollës fituese të konkurisit "AgroAktiv", Tiranë, 9 Maj 2022