Lajme nga projekti

Projekti për Siguri Ushqimore mbështet Autoritetin Kombëtar të Ushqimit me fushatën "Bashkë me Fëmijët për Sigurinë Ushqimore"


Fushata sensibilizuese "Bashkë me fëmijët për sigurinë ushqimore" u zhvillua gjatë muajit gusht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me mbështetjen e Projektit të Sigurisë Ushqimore.

Aktivitetet u zhvilluan në rrethet e Vlorës (Zvërnec, Pylli i Sodës dhe Orikum), Durrës dhe Lezhë (Shëngjin dhe Tale).

Rreth 180 fëmijë morën pjesë në aktivitetet me fokus inkurajimin e konsumatorëve të vegjël që të jenë sa më të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm, duke konsumuar produkte të shëndetshme.

Ata morën informacion mbi elementët bazë të sigurisë ushqimore dhe etiketat e produkteve dhe si mund t’i zbatojnë këto rregulla në praktikë, si larja e duarve siç duhet dhe leximi i etiketave të produkteve për të parë detaje të rëndësishme si data e skadencës, kushtet e ruajtjes dhe prania e alergeneve.

Lojërat interaktive dhe fletëpalosjet për t'u ngjyrosur, të hartuara posaçërisht për këto aktivitetet frymëzuan fëmijët për të diskutuar çështjet e sigurisë ushqimore, ndërsa specialistë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u shpjeguan atyre se si të jenë konsumatorë të shëndetshëm.







Fushata "Bashkë me Fëmijët për Sigurinë Ushqimore"