Lajme nga projekti

Gripi i Shpendëve – Fushatë Komunikimi për Rritjen e Ndërgjegjësimit të Fermerëve dhe Konsumatorëve

10 Korrik 2021

Projekti për Siguri Ushqimore ndihmoi përmes asistencës së tij Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) për emergjencën e Infulencës Aviare apo siç njihet, Gripin e Shpendëve, pas zbulimit të disa vatrave në Shqipëri.

Pas një takimi me përfaqësues të Projektit për Siguri Ushqimore, MBZHR-së, AKVMB-së dhe AKU-së, u hartua një plan i dedikuar komunikimi me qëllim informimin e fermerëve dhe konsumatorëve mbi Gripin e Shpendëve si edhe masave të duhura të kontrollit.

Postera informues, fletëpalosje, pyetje e përgjigje përmes infografikëve u hartuan dhe u shpërndanë në të gjithë vendin përmes veterinerëve të AKVMB-së dhe inspektorëve të AKU-së.

Në postërat informues për fermerët u përfshinë edhe informacione dhe kontakte të veterinerëve për secilin rajon, për të rritur edhe ndërgjegjësimin për rolin e AKVMB-së si Autoritet i ngritur rishtaz dhe punën e bërë për gjurmimin dhe raportimin e shpendëve të sëmurë apo të ngordhur, identifikimin dhe transportimin e tyre.

Ndërsa fletëpalosjet për ndërgjegjësimin e konsumatorëve u hartuan për të siguruar qytetarët se gjithsesi, konsumi i mishit të pulës dhe i vezëve është i sigurt. Posterat dhe fletëpalosje përmbanin udhëzime për konsumatorët për ndjekjen e praktikave të mira të higjenës si larja e duarve si edhe gatimi i plotë i mishit të pulave dhe i vezëve.

Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Posteri dhe Fletëpalosja për Konsumatorët

Final AI Consumer Flyer Print A5.pdf
Final AI Consumer Poster Print (1).pdf

Posteri dhe Fletëpalosja për Fermerët

Final FERMERET FLYER (1).pdf
Final Poster Fermeret A3 (1).pdf