Lajme nga projekti
Inspektorët e peshkut marrin pjesë në trajnimin rreth HACCP të organizuar nga Projekti i Sigurisë Ushqimore, financuar nga BE
4 dhjetor 2019
12 përfaqësues të inspektorëve të peshkut dhe zyrtarë të tjerë nga Drejtoritë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë morën pjesë sot në një trajnim për analizën e riskut dhe pikat kritike të kontrollit (HACCP), të organizuar nga Projekti i Sigurisë Ushqimore, një program katër-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur forcimin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, z. Robert Lili, shprehu falenderimet e tij për mbështetjen e projektit në organizimin e këtyre trajnimeve, të cilat do të jenë të vazhdueshme. Z. Lili tha se Shqipëria ka burime të konsiderueshme që lidhen me peshkun dhe përdorimi i tyre sipas standarteve më të mira evropiane është një temë e rëndësishme.
Z. Michael Parker, Drejtues i Projektit, falenderoi inspektorët pjesëmarrës duke i siguruar ata që ky është vetëm fillimi në ndihmën që Projekti i Sigurisë Ushqimore do të japë në sektorin e peshkimit. Z. Parker inkurajoi pjesëmarrësit të përfshihen me pyetje dhe diskutime gjatë zhvillimit të trajnimit.
"HACCP për Inspektorët e Peshkut" u prezantua nga Znj. Maeve Cairney, eksperte e sigurisë ushqimore nga Irlanda.
Si një vend kandidat për antarësim në BE, Shqipëria ka filluar procesin e përafrimit të standarteve të sigurisë ushqimore me ato të Bashkimit Evropian dhe këto trajnime do të ndihmojnë në lehtësimin e këtij procesi.