Lajme nga projekti

Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri për akses të Vazhdueshëm në Tregun e BE-së

Sektori i peshkimit në Shqipëri luan një rol kyç nga pikëpamja socio-ekonomike pasi është një burim i rëndësishëm i vendeve të punës në zonat bregdetare dhe zonat e thella. Vëllimet e eksportit të produkteve të peshkimit vazhdojnë të rriten dhe janë produkte kryesore për Shqipërinë për sa i përket tregtisë në tregun e BE-së. Shqipëria ka tashmë 31 stabilimente peshku të miratuara që furnizojnë tregjet e BE-së.

Çelësi për aksesin e vazhdueshëm në tregun e BE-së dhe zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare është mirëmbajtja e një sistemi të fuqishëm të kontrollit zyrtar paralelisht me përputhjen e kësaj industrie me standardet e sigurisë ushqimore.

Për të mbështetur forcimin e inspektorëve zyrtarë në Shqipëri, Projekti për Siguri Ushqimore vazhdon të trajnojë inspektorët nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vlerësimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë ushqimore në sektorin e peshkimit.

Në datat 28 dhe 29 shtator, Michelle Riblet, mbështeti Projektin e Sigurisë Ushqimore me ofrimin e trajnimeve në rajonet e Durrësit dhe Vlorës, rajone kyçe për akuakulturën dhe përpunimin e peshkut. Falenderojmë Koral Fish, Durrës dhe Alb-Adriatico, Vlorë për ofrimin e ambienteve të tyre në këtë trajnim.