Lajme nga projekti

Misioni fakt mbledhës - Cilësia e qumështit të papërpunuar 

Këtë javë, dy ekspertë nga Kroacia, Dr Ivan Jakopovic dhe Ruzhica Gelo vizituan Shqipërinë për të mbledhur informacion mbi sistemet dhe kontrollet për prodhimin dhe testimin e qumështit. 

Dr Jakopovic ka qenë përgjegjës për zhvillimin e programit kombëtar të qumështit në Kroaci dhe u prezantoi autoriteteve shqiptare (MBZHR, AKU, AKVMB, ISUV) informacion mbi masat e politikave dhe elementet e nevojshme për të zhvilluar një sistem për përmirësimin e cilësisë së qumështit të papërpunuar në përputhje me acquis të BE-së. 

Përgjatë gjithë javës ekspertët patën gjithashtu takime në institucione të ndryshme dhe vizituan një fermë të prodhimit të qumështit, një pikë grumbullimi të qumështit dhe stabilimente të përpunimit të qumështit.

Foto nga trajnimet e ekspertëve nga Kroacia, Dr Ivan Jakopovic dhe Ruzhica Gelo dhe  vizitat në fermë të prodhimit të qumështit, pikë grumbullimi të qumështit dhe stabilimente të përpunimit të qumështit.