Lajme nga projekti
Misioni i ekspertit Mark Hovari për të mbështetur vlerësimin e rriskut për shëndetin e kafshëve me fokus murtajën afrikane të derrave dhe biosigurinë e fermave të derrave.
21 Qershor 2022
Mark Hovari, ekspert për shëndetin e kafshëve vizitoi Shqipërinë në data 13-16 qershor për zhvillimin e seminareve mbi vlerësimin e rrezikut të shëndetit të kafshëve me fokus murtajën afrikane të derrave (ASF) dhe biosigurinë e fermave të derrave. Gjatë vizitës së tij, Mark u takua me shumë palë të interesuara, duke përfshirë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) dhe Federata e Gjuetarëve. Mark vizitoi gjithashtu zyrën rajonale të AKVMB-së në Shkodër, ku u takua me veterinerë të shërbimit, të ndjekur nga vizita në disa ferma lokale të derrave për të folur drejtpërdrejt me fermerët.
ASF është një sëmundje virale dhe infektive që prek derrat dhe derrat e egër. Megjithëse është i padëmshëm për njerëzit, është vdekjeprurës për derrat dhe derrat e egër dhe ka pasoja të rënda për sektorin e derrave. Vitet e fundit është përhapur në të gjithë Evropën dhe është i pranishëm në Ballkan.
ASF mund të transmetohet ose nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë midis kafshëve të sëmura dhe të shëndetshme ose nëpërmjet kontaktit indirekt me materialin e infektuar (automjete, rroba, çizme etj). Mund të transmetohet edhe nëpërmjet ushqimeve të kontaminuara (p.sh. salçiçeve ose mishit të papjekur). Ndërkohë që është e sigurt për njerëzit që të hanë mish derri, mishi dhe produktet e tjera të derrit që rrjedhin nga kafshët e infektuara, ASF mbetet infektive për derrat dhe derrat e egër për një kohë të gjatë.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE) kanë prodhuar një sërë materialesh për të rritur ndërgjegjësimin se si aktorë të ndryshëm mund të luajnë rolin e tyre në kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së ASF.



Foto nga Trajnimi në Tiranë dhe Shkodër