Lajme nga projekti
Prezantimi i sistemit të centralizuar të menaxhimit të edukimit për autoritetet rregullatore të Shqipërisë
Këtë javë, Projekti për Siguri Ushqimore (FSP) i financuar nga BE-ja së bashku me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) prezantuan një sistem të centralizuar të menaxhimit të edukimit të organizuar nga ASPA për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve për ekipet e autoriteteve shqiptare (përkatësisht; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë).
FSP në bashkëpunim me ASPA kanë punuar për të zhvilluar këtë sistem të centralizuar, i cili është thelbësor për të siguruar qëndrueshmërinë e rezultateve të ngritjes së kapaciteteve nga FSP pas përfundimit të projektit këtë vit.
Drejtuesja e ekipit Vanessa Cooling dhe ekspertja i sigurisë ushqimore, Michele Riblet drejtuan prezantimin e mbajtur në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku u mblodhën mbi 30 përfaqësues zyrtarë.
Drejtori i ASPA për e-learning Enrriko Kapiti së bashku me menaxheret e trajnimit Aurora Plaku dhe Janela Faniko prezantuan sistemin, duke demonstruar materialet e trajnimit të disponueshme për fushat kryesore sipas Kapitullit 12 të acquis të BE-së, konkretisht, Siguria Ushqimore, Veterinaria dhe Kërkesat Fitosanitare.