Lajme nga projekti
Projekti prezanton praktikat më të mira për ushqimin e kafshëve
19 shkurt 2020
Projekti i Sigurisë Ushqimore organizoi një seminar mbi ushqimin e kafshëve, duke sjellë së bashku më shumë se 30 zyrtarë të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit të kafshëve si dhe të bujqësisë nga e gjithë Shqipëria.
Udhëhequr nga Dr. Liam Hyde, një nga ekspertët kryesorë të Irlandës për këtë temë, seminari ofroi njohuri mbi praktikat e ushqimit të kafshëve në Irlandë dhe rregullat e BE-së, si dhe u dha mundësinë të ftuarve për të bërë pyetje dhe për të diskutuar temën.
Zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinare (ISUV) morën pjesë në seminar për të mësuar më shumë rreth mënyrës së mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe kafshëve duke ndjekur praktikat e duhura, si dhe sjelljen e praktikave në Shqipëri në përputhje me ato të Bashkimit Evropian.
Projekti “Mbështetje për standartet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare" zbatohet nga një sërë institucionesh me në krye Autoritetin Irlandez të Sigurisë Ushqimore (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Finlandës, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.