Lajme nga projekti
Projekti i Sigurisë Ushqimore në Konferencën Ndërkombëtare "Siguria Ushqimore - Një Sfidë e Përhershme", organizuar nga UBT
Drejtuesja e Projektit Për Siguri Ushqimore, financuar nga BE, Vanessa Cooling ishte e ftuar në Konferencën e sotme ndërkombëtare “Siguria Ushqimore – Një Sfidë e Përhershme”, organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).
Përfaqësues të nivelit të lartë nga MBZHR, AKU, AKVMB, ISUV, Universiteti i Barit dhe profesorë e studentë nga UBT ishin pjesë e konferencës për të diskutuar dhe ndarë idetë për sfidat e sigurisë ushqimore dhe iniciativat e ardhshme.
Znj. Cooling prezantoi një përmbledhje të rezultateve të Projektit për Siguri Ushqimore, duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe angazhimin e Shqipërisë për Kapitullin 12 të acquis të BE-së dhe për të forcuar standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe shëndetit të bimëve në Shqipëri.
Konferenca trajtoi gjithashtu tema të rëndësishme si: kontrolli i sëmundjeve që vijnë nga ushqimi në Evropë, rezistenca ndaj antibiotikëve, salmonela, përdorimi i pesticideve, cilësia e qumështit të papërpunuar, ndikimi i ndotjes së mjedisit, etiketimi i ushqimeve, biodiversiteti dhe rëndësia e qasjes “Një shëndet”.