Lajme nga projekti
Projekti organizon një prezantim në shërbim të fëmijëve me aftësi ndryshe
11 Dhjetor 2019
Projekti i Sigurisë Ushqimore zhvilloi një prezantim në ambjentet e Qendrës së Shërbimeve ProPak në Tiranë, ku ofrohen shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim.
Trajnimi “Me duar të pastra” u zhvillua nga Vanessa Cooling, eksperte e projektit nga Irlanda, dhe ishte pjesë e kursit të autonomisë personale të qendrës.
Dymbëdhjetë terapistët e qendrës ProPak, ku aktualisht i shërbehet 47 fëmijëve, së bashku me prindër dhe fëmijë ishin të pranishëm gjatë zhvillimit të trajnimit.
Siguria ushqimore është thelbësore për të ulur rrezikun e sëmundjeve nga ushqimi tek fëmijët dhe larja e duarve pas çdo aktiviteti, para se të ulesh për të ngrënë është shumë e rëndësishme për të ulur dhe parandaluar këtë rrezik.
Aktiviteti në Qendrën ProPak ishte i pari në llojin e tij dhe pjesë e një sërë programesh edukative të sigurisë ushqimore që sapo kanë filluar.