Lajme nga projekti
Trajnime në nivel kombëtar për "Regjistrin e përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në Fermë"
8 Gusht 2022
Gjatë datave 18-29 korrik 2022, 137 agronomë të Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) dhe 39 inspektorë nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), në shkallë vendi janë trajnuar për “Regjistrin e përdorimit të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PPB) në ferma". Trajnimet u zhvilluan nga Prof. Dr. Shpend Shahini dhe Prof. Dr. Magdalena Cara.
Regjistri i fermerit është një mjet që ndihmon procesin e regjistrimit të të gjitha PMB-ve të përdorura gjatë fazave të ndryshme fenologjike, duke garantuar emetimin e mbetjeve PMB në bimë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur të regjistrojë përdorimin e pesticideve në ferma për të mbrojtur fermerët, prodhimin e tyre dhe konsumatorët.
Drejtori i AKVMB-së, z. Roland Meçaj, në fjalën përshëndetëse të aktivitetit nënvizoi rëndësinë e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe punën që duhet bërë në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Ai theksoi rolin e AKVMB-së në monitorimin dhe kontrollin e plotësimit të regjistrit, si dhe rëndësinë e mbajtjes së këtij regjistri nga fermerët me fokus kërkesat e BE-së për përdorimin e PMB-ve.
Pjesëmarrësit zhvilluan edhe trainime praktike se si duhet plotësuar Regjistri i Fermerit. Inspektorët dhe agronomët do të shërbejnë si trajnerë për fermerët në plotësimin e saktë të regjistrit.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.
Foto nga Trajnimi për "Regjistrin e përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në Fermë"