Lajme nga projekti

Ekspertët irlandezë i bashkohen projektit për të vlerësuar rregulloret dhe kontrollet në fushat e shëndetit të bimëve dhe përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve në Shqipëri

24 Shkurt 2020

Dy ekspertë nga Irlanda, Gabriel Roe dhe Dermot Sheridan, do t'i bashkohen Projektit të Sigurisë Ushqimore në Tiranë, në 24-28 Shkurt për të këshilluar institucionet përfituese shqiptare mbi shëndetin e bimëve dhe produktet e mbrojtjes së bimëve.

Ky është misioni i parë i z. Sheridan në Shqipëri dhe do të përfshijë takim me ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR) dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të diskutuar kontrollet, rregulloret dhe monitorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve. Z. Sheridan gjithashtu do të takohet me një përfaqësues të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) për të diskutuar rolin e ISUV në testimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe mbetjet e pesticideve.

Gabriel Roe, eksperti i shëndetit të bimëve është në misionin e tij të katërt në Shqipëri dhe do të vazhdojë punën e tij me ekspertë të MBZhR në mbështetje të ligjit të ri për shëndetin e bimëve në lidhje me Rregulloren e Bashkimit Europian 2016/2031.

Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, dy ekspertët irlandezë do zhvillojnë dhe një seminar për produktet e mbrojtjes së bimëve me pjesëmarrës nga MBZhR, AKU dhe ISUV.

Një takim me Departamentin e Mbrojtjes së Bimëve në Universitetin e Bujqësisë në Tiranë po zhvillohet gjithashtu këtë javë për të kuptuar më mirë rolin e universitetit në lidhje me shëndetin e bimëve dhe produktet e mbrojtjes së bimëve.

Projekti “Mbështetje për standartet e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare" zbatohet nga një sërë institucionesh me në krye Autoritetin Irlandez të Sigurisë Ushqimore (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Sigurisë Ushqimore të Finlandës, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.