Lajme nga projekti
Stenda e Projektit të Sigurisë Ushqimore, i financuar nga BE, tërheq qindra vizitorë gjatë panairit "Shqipëria punon tokën"
Projekti i Sigurisë Ushqimore, i financuar nga Bashkimi Evropian, në vitin e tretë të panairit Shqipëria Punon Tokën organizuar në datat 16 dhe 17 nëntor 2019 në sheshin Skënderbej në Tiranë, prezantoi një stendë interaktive që binte në sy me paraqitjen e saj edukative të orientuar nga konsumatori, duke tërhequr më tepër se 500 vizitorë e qytetarë të moshave të ndryshme, fëmijë e të moshuar. Edhe zyrtarët, përfshi Ambasadorin e BE-së dhe Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e vizituan këtë stendë.
Ky është një ndër panairet më të mëndhenj të llojit të tij në Shqipëri, i cili ka në fokus bujqësinë, fermerët dhe përpunuesit e ushqimit. Panairi ofron një mundësi për të organizuar një sërë aktivitetesh dhe ishte një vend mjaft i gjetur, ku Projekti i Sigurisë Ushqimore pati mundësi të komunikonte me publikun përmes stendës së tij informative. Stenda e Projektit të Sigurisë Ushqimore ishte vendosur afër stendës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), e cila shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar linjat e komunikimit me një nga përfituesit kryesor të projektit dhe për të ngulitur në mendjen e publikut qëllimin e këtij projekti që është promovimi i një ushqimi të sigurt në Shqipëri duke forcuar institucionet e saj.
Stenda ishte mjaft e suksesshme sepse natyra e saj ndërvepruese tërhoqi shumë vizitorë të cilët kërkonin diçka për t’u argëtuar dhe edukuar një një stacion të vetëm. Rrota e Njohurive ishte loja e ndërtuar me shkronja ku secila shkronjë kishte një pyetje rreth sigurisë ushqimore, e cila çuditërisht tërhoqi shumë vizitorë dhe sidomos fëmijë që shfaqën mjaft interes teksa e provonin disa herë “fatin” e pyetjes dhe jepnin përgjithësisht përgjigje të sakta. Stafi i Projektit mbajti shënim dhe regjistroi vizitorët, të cilët ndaluan për të luajtur. Bazuar në sasinë e literaturës dhe materialeve promocionale që u shpërndanë, ishin më tepër se 500 njerëz që vizituan stendën gjatë këtyre dy ditëve të panairit. Nga 30 përqind që ishin fëmijë, pjesa tjetër e vizitorëve varionte nga moshat 20 deri në 70 vjeç.