Lajme nga projekti

Takim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) në kuadër të progresit drejt përafrimit të Kapitullit 12 (acquis të BE -së)

06 Tetor 2021


Projekti i Sigurisë Ushqimore organizoi një takim në 6 tetor 2021 në mjediset e MBZHR-së për të diskutuar rreth përgatitjeve për shqyrtimin dhe hartimin e ligjeve kryesore dhe zhvillimin e një Politike Kombëtare Agro-Ushqimore për Shqipërinë.


Si vend kandidat, Shqipërisë i kërkohet të adaptojë infrastrukturën administrative dhe institucionale për të sjellë legjislacionin kombëtar në përputhje me acquis të BE -së. Kapitujt e acquis përbëjnë bazën e negociatave të pranimit dhe rishikohen dhe vlerësohen gjatë procesit të shqyrtimit.


Si pjesë e Projektit për Sigurinë e Ushqimit, dy ekspertet nga Kroacia, Ružica Gelo dhe Sanja Šeparović, vizituan Tiranën në vijim të punës së tyre në ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes teknike për MBZHR-në në lidhje me harmonizimin ligjor, ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e Kapitullit 12 të acquis të BE -së, kapitull i cili mbulon rregullat mbi sigurinë e ushqimit, shëndetin e kafshëve dhe mbrojtjen e bimëve.


Drejtuesja e Ekipit të Projektit për Siguri Ushqimore, Vanessa Cooling, bëri një prezantim të ecurisë së planeve për të zhvilluar një politikë kombëtare të sigurisë agro-ushqimore për Shqipërinë. Projekti do të punojë ngushtë me MBZHR-në dhe grupet e tjera të interesit për të zhvilluar një politikë që do të krijojë një vizion kombëtar, afatgjatë, udhërrëfyes si edhe një plan veprimi për sistemin shqiptar të sigurisë agro-ushqimore.


Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri


Foto gjatë takimit në 6 tetor 2021 në mjediset e MBZHR-së për përafrimin e Kapitullit 12, acquis të BE -së