Lajme nga projekti

Trajnim mbi kërkesat strukturore, operacionale dhe higjienike

Jellen Goossens, ekspert zyrtar i kontrolleve nga Belgjika u rikthye në Tiranë këtë javë për të ofruar trajnime mbi kërkesat strukturore, operacionale dhe higjienike për stabilimentet ushqimore, në vijim të seminarit të mbajtur në shtator mbi procesin e vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve ushqimore në përputhje me kërkesat e BE-së.

Në 9 Nëntor u zhvillua sesioni i parë i trajnimit ku përfshiheshin 30 inspektorë të AKU-së dhe fokusi ishte në kërkesat strukturore, operacionale dhe higjienike në stabilimentet ushqimore. Në trajnim u trajtuan disa tema, duke përfshirë elemente praktike mbi kërkesat legjislative, praktikat e mira higjienike, parimet HACCP dhe procedurat e vlerësimit-parandalimit-reduktimit të rriskut bazuar në HACCP etj. U dhanë gjithashtu shembuj të zgjidhjeve praktike të problemeve të mundshme.

Sesioni i dytë i datës 10 nëntor u fokusua në kërkesat për thertoret dhe stabilimentet e përpunimit të mishit ku morën pjesë inspektorë nga AKU dhe AKVMB.



Foto nga trajnimi mbi kërkesat strukturore, operacionale dhe higjienike