Lajme nga projekti
Trajnim për inspektimin e mishit me Veterinerët Zyrtarë të AKVMB-së
1 Qershor 2022
Dr David Lynch, veteriner i Departamentit Irlandez të Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës ka punuar me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) në emër të Projektit të Sigurisë Ushqimore për të përgatitur dhe ofruar një program trajnimi mbi inspektimin e mishit.
Trajnimi filloi në Dhjetor 2021 me sesione që kanë të bëjnë me proçedurat për inspektimin e mishit, i cili përfshin si inspektimin ante-mortem të kafshëve të gjalla para therjes dhe inspektimin pas therjes post-mortem të këtyre kafshëve. Në maj 2022 Dr Lynch u kthye në Shqipëri për të ofruar sesione trajnimi praktike në thertore të zgjedhura në të gjithë Shqipërinë.
Inspektimi i mishit dhe vulosja shëndetësore po bëhet tashmë në të gjitha thertoret e miratuara në Shqipëri. Kjo do të thotë se publiku shqiptar mund të ketë besim se mishi që mban vulën zyrtare shëndetësore është nga kafshë të cilat i janë nënshtruar ekzaminimit para therjes dhe pas therjes nga një veteriner zyrtar shqiptar plotësisht i trajnuar.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri
Foto nga Trajnimi për Inspektimin e Mishit me Veterinerët Zyrtarë të AKVMB-së