Lajme nga projekti

Trajnim për shëndetin e bimëve në Shkodër, Berat dhe Vlorë

Këtë javë, Gabriel Roe, ekspert i shëndetit të bimëve nga Irlanda zhvilloi një trajnim mbi organizmat e dëmshëm të BE-së dhe anketimet për Aleurocanthus spiniferus (miza e bardhë gjembore e portokallit te agrumet në Shqipëri). Sesionet e trajnimit u zhvilluan në Shkodër, Berat dhe Vlorë ku morën pjesë specialistë të shëndetit bimor të AKVMB dhe përfaqësues nga AREB-et. (Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor).

Trajnimi përfshinte elemente teorike dhe praktike me vizita në plantacionet e ullirit dhe agrumeve ku eksperti Roe dha këshilla dhe udhëzime për specialistët dhe operatorët e biznesit. Gjithashtu u theksua se pas vizitës së fundit trajnuese të ekspertit, po ndërmerret një studim fillestar në Shqipëri për të përcaktuar statusin e Xylella Fastidiosa brenda vendit.

Këto trajnime teorike dhe praktike përmbyllin një program gjithëpërfshirës të ofruar nga Projekti për Siguri Ushqimore për të mbështetur autoritetet shqiptare në zbatimin e elementeve ligjore të BE-së për shëndetin e bimëve. Paralelisht me trajnimin, po bëhet progres i rëndësishëm në finalizimin e projektligjit për shëndetin e bimëve, i cili do të sigurojë bazën ligjore për një program kombëtar të anketimit për organizmat e dëmshëm.

Ky angazhim financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës në partneritet me Departamentin Irlandez të Bujqësisë, Ushqimit dhe Marines, Autoritetin Finlandez të Sigurisë Ushqimore dhe Creative Business Solutions (CBS), Shqipëri.

Foto nga Trajnimi për shëndetin e bimëve në Shkodër

Foto nga Trajnimi për shëndetin e bimëve në Berat

Foto nga Trajnimi për shëndetin e bimëve në Vlorë