Lajme nga projekti
Trajnim Praktik mbi Kategorizimin e Bizneseve Ushqimore
Javën e kaluar, Jellen Goossens dhe Vlatka Vrdjolak Goossens erdhën përsëri në Shqipëri për të kryer trajnime praktike mbi vlerësimin dhe kategorizimin e stabilimenteve ushqimore. Ata vizituan thertore, fabrika të përpunimit të mishit dhe fabrika të përpunimit të qumështit, për të trajnuar një grup inspektorësh të AKU-së. Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Si pjesë e përafrimit të Shqipërisë me Kapitullin 12 të acquis të BE-së, stabilimentet ushqimore duhet të kategorizohen në përputhje me kërkesat e BE-së. Kjo do të çojë në zhvillimin e një programi kombëtar për të monitoruar një proces të përmirësuar për stabilimentet, që ato gradualisht të arrijnë standardet e BE-së.
Përgjatë këtij programi trajnimi, ekspertët venë theksin gjithashtu në fleksibilitetin e disa rregullave e detyrimeve sipas ligjit të BE-së, të cilat mund të zbatohen në kushte të caktuara për të mbrojtur prodhimin dhe trashëgiminë e ushqimeve tradicionale, pa kompromentuar higjienën e ushqimit.
Një falënderim i veçantë për stabilimentet ushqimore që mundësuan seancat e trajnimit duke përfshirë Thertore dhe PërpunimMishit “Kazazi“, Fermën e Pulave “Chicken Farm“, EHW, ADG Shpk (Lufra) dhe AGS Shpk (Zepa Natyral).
Ky angazhim financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës në partneritet me Departamentin Irlandez të Bujqësisë, Ushqimit dhe Marines, Autoritetin Finlandez të Sigurisë Ushqimore dhe Creative Business Solutions (CBS), Shqipëri.
Foto nga Trajnimi Praktik mbi Kategorizimin e Bizneseve Ushqimore