Lajme nga projekti
Trajnim praktik për Higjienën për Veterinerët Zyrtarë të AKVMB në Thertore
Një program trajnimi për shëndetin publik veterinar mbi higjienën e thertoreve po zhvillohet nëpërmjet mbështetjes së Projektit për Siguri Ushqimore të financuar nga BE-ja.
Dr David Lynch, ekspert veterinar nga Irlanda po takohet me veterinerë zyrtarë të AKVMB-së nga e gjithë Shqipëria për të kryer praktika trajnimi në grup ku pjesëmarrësit vizitojnë thertoret dhe kryejnë inspektime higjienike, duke vënë në praktikë trajnimin teorik të ofruar gjatë vitit 2022.
Faza e parë e trajnimit filloi në Tiranë dhe vazhdoi në Lezhë, Shkodër dhe Dibër. Faza e dytë do të përfshijë rrethet e tjera dhe do të zhvillohet në fund të muajit prill. Ky trajnim po u siguron veterinerëve zyrtarë aftësitë për të përshtatur standardet e higjienës në thertore, ku ata tashmë kryejnë kontrolle zyrtare të inspektimit të mishit, në përputhje me Rregulloret e BE-së.
Foto nga Trajnim praktik për Higjienën për Veterinerët Zyrtarë të AKVMB në Thertore