Lajme nga projekti
Projekti i bashkohet nismës së AKU-së në trajnimin e drejtuesve të supermarketeve
14 Korrik 2020 [English]
Praktikat më të mira të sigurisë ushqimore për shitësit me pakicë, përmbushja e detyrimeve rregullatore dhe trajtimi i çështjeve që lidhen me pandeminë COVID-19 ishin në fokusin e një trajnimi për menaxherët e supermarketeve të mbajtur sot në Tiranë dhe të udhëhequr nga zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Projekti për Siguri Ushqimore u bashkua me pjesëmarrësit, duke ofruar ekspertizën i tij si dhe disa materiale trajnuese.
Vanessa Cooling, ekspertja ndërkombëtare e Projektit për Siguri Ushqimore shpjegoi që COVID-19 nuk ka ndryshuar kërkesat themelore të sigurisë ushqimore, por duhet riforcuar fokusi mbi pastrimin dhe higjenën personale për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Ajo përsëriti rëndësinë e trajnimit për sigurinë e ushqimit, si një mënyrë për të zvogëluar riskun e asaj që mund të shkojë keq në një biznes ushqimor -- në mënyrë që të garantohet ushqim i sigurt për konsumatorët.
Projekti ofroi tre dokumente për pjesëmarrësit në trajnim, që kanë të bëjnë me trajnimin bazë të higjienës së ushqimit për punonjësit, si dhe çështje që lidhen me pandeminë COVID-19. Një nga këto materiale, Udhëzuesi i Trajnimit, është botuar fillimisht nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI) dhe u perkthye dhe u përshtat për Shqipërinë nga Projekti për Siguri Ushqimore.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga FSAI. Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.