Lajme nga projekti

Trajnimi i Sistemit RUDA me 450 Veterinerët Zyrtarë të Shërbimit dhe Kontrollit

4 Shkurt 2022

Në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar i Vetrinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), projekti për Siguri Ushqimore ka ndërmarë një seri trajnimesh për përdorimin e sistemit RUDA. RUDA është Sistemi i Identifikim dhe Regjistrimit të Gjedhit dhe të Imtave si edhe sistemi i ndjekjes së situatës Epidemiologjike në nivel kombëtar.

Këto trajnime do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të shëndetit publik veterinar duke i dhënë mundësi rreth 450 veterinërëve zyrtarë të Shërbimit dhe të Kontrollit të aksesojnë dhe përdorin sistemn RUDA.

Trajnimet do të zhvillohen në nivel lokal nga ekspertja e Veterinarisë Zj. Brisilda Sotira Pullumbi, e cila ka qënë aktor i rëndësishëm në projektimin, vendosjen dhe menaxhimin e Sistemit shqiptar për Regjistrimin dhe Identifikimin e kafshëve (RUDA), i pari i këtij lloji i realizuar në vend.

Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Foto nga Trajnimet në përdorimin e sistemit RUDA në Korçë, Gjirokastër, Berat dhe Tiranë