Lajme nga projekti
AKU, Operatorw të Biznesit Ushqimorw dhe studentw u mblodhwn bashkë në trajnimin “Udhëzuesi i Sigurisë Ushqimore, Niveli 1” të organizuar nga Projekti i Sigurisë Ushqimore.
11 Qershor 2021
30 pjesëmarrës, përfaqësues nga Autoritet Kombëtar i Ushqimit (AKU), biznesit ushqimor dhe studentë u mblodhën bashkë në ambjentet e Akademisë Gastronomike Shqiptare për trajnimin “Udhëzuesi i Sigurisë Ushqimore, Niveli 1”. Trajnimi u organizua nga Projekti i Sigurisë Ushqimore, një program katër-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur forcimin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe sistemit të shëndetit së bimëve në Shqipëri.
Drejtor i Komunikimit te Riskut dhe Monitorimit z. Manush Kullolli (AKU), mbajti fjalimin e mirëseardhjes duke shprehur falenderimet e tij për mbështetjen e projektit në organizimin e këtyre trajnimeve dhe se AKU është në mbështetje të çdo inisiative që zhvillon biznesin dhe institucionet drejt ofrimit të ushqimit të sigurtë për konsumatorin shqiptar.
Drejtuesja e projektit, znj. Vanessa Cooling bëri prezantimin e trajnimit, duke treguar sesi “Udhëzuesi për Siguri Ushqimore, Niveli 1” mund të përdoret nga operatorët e biznesit, në mënyrë që ata të zhvillojnë vet programet e tyre të trajnimit. Projekti ka punuar ngushtësisht me ekspertët e AKU për të sjellë këtë guidë të përshtatshme për Shqipërinë. Një tjetër udhëzues i cili përmban informacion mbi aftësitë fillestare të sigurisë ushqimore “Ushqim i Sigurt në Lëvizje” është gjithashtu në shqip dhe mund të shërbejë si mjet për trajnim. Të dyja këto publikime janë të aksesueshme në në faqen e AKU në linkun https://aku.gov.al/botime-ndergjegjesuese/ . Operatorët e bisnesit tanimë mund të përdorin këto dy guida si materiale ndihmëse për trajnimet e punonjësve të tyrë duke zhvilluar aftësitë e tyre në punë, me praktikat më të mira të sigurisë ushqimore.
Z. Azbi Arapi, Drejtor i Menaxhimit te Riskut dhe Kordinimit te Kontrolleve Zyrtare në AKU ndër të tjera tha: “Inisiativa të tilla të shtrihen sa më gjerë, sepse në Shqipëri mbetet problem burimet e kualifikuara njerëzore dhe teknikët e kualifikuar. Ushqimi është dinamik dhe shkalla e rrezikut është e lartë. Na duhet koordinim i vazhdueshëm mes prodhuesve dhe konsumatorëve”.
Ky aktivitet shënjoi dhe mbylljen e aktiviteteve që projekti ndërmori për Ditën Botërorë të Sigurisë Ushqimore 2021. Mesazhi kryesor gjatë gjithë javës ishte rëndësia e punës së përbashkët për sigurinë e ushqimore, nga ferma në tavolinë. Ky seminar trajnimi ishte një shembull se si AKU po angazhohet me operatorët e biznesit të ushqimit për të siguruar mjete që do t'i ndihmojë bizneset të përmbushin kërkesat e tyre ligjore dhe përforcoi mesazhin se siguria e ushqimore është përgjegjësi e të gjithëve.
Trajnimi “Udhëzuesi i Sigurisë Ushqimore, Niveli 1”