Lajme nga projekti
Trajnimi “Vlerësimi i Ndikimit Rregullator” (RIA) për zhvillimin e ligjit për kontrollet zyrtare për Shqipërinë
29 Korrik 2021
Trajnimi 5-ditor mbi Vlerësimin e Ndikimit Rregullator (VNR) për zhvillimin e ligjeve mbi kontrollet zyrtare për Shqipërinë, u zhvillua gjatë javës së fundit të korrikut në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR). Trajnimi u organizua nga Projekti për Sigurinë Ushqimore dhe u drejtua nga Z. Erik Akse, Ekspert në Rregulloren më të Mirë, Vendimmarrje të BE-së dhe Reformën e Administratës Publike.
Analiza e Ndikimit Rregullator (RIA) është një qasje sistematike për vlerësimin kritik të efekteve pozitive dhe negative të rregulloreve të propozuara dhe ekzistuese dhe alternativave jo-rregullatore. Ky trajnim do të ndihmojë pjesëmarrësit me hapat bazë në procesin e VNR-së në Shqipëri duke vlerësuar ndikimin, kërkesat për ndryshim, efekt në biznes dhe kostot në buxhetin e shtetit.
Pjesëmarrësit nga MBZHR, diskutuan situatën aktuale të kontrolleve zyrtare në Shqipëri në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe mundësitë për zhvillim në Shqipëri për të arritur standardet e kërkuara të BE -së. Përfaqësuesi i Zyrës së Kryeministrit nga Njësia VNR ndoqi gjithashtu trajnimin e organizuar në mjediset e MBZHR.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga FSAI. Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.
Foto gjatë zhvillimit të Trajnimit