Lajme nga projekti
Vizitë e Zyrtarëve të Laboratorit Shqiptar të Shëndetit të Bimëve në Laboratorin Backweston në Irlandë
26 Janar 2022
Projekti i Sigurisë Ushqimore organizoi vizitën për dy zyrtarë të laboratorit të shëndetësisë Shqiptare, Dr. Vjollca Vladi, Shefe e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Elidona Piroli, Specialiste në laboratorin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) në Laboratorët e shëndetit të bimëve dhe Kimike pranë Departamentit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës (DAFM).
Laboratorët DAFM ndodhen në kompleksin qendror të laboratorit në Backweston, Celbridge, Co Kildare. Vizita faktmbledhëse u zhvillua nga data 18 deri më 20 janar 2022. Vizitorët shqiptarë të laboratorit janë të interesuar të krijojnë laboratorin e tyre të shëndetit të bimëve. Ata u takuan me zyrtarë nga Divizioni i Shkencave të Shëndetit të Bimëve dhe Divizioni i Laboratorëve të Kimisë Ushqimore për të marrë një pasqyrë përmbledhëse të punës së laboratorëve.
Gjatë vizitës zyrtarët shqiptarë u shoqëruan nga Richard O'Hanlon (Patolog i bimëve në DAFM) dhe Jim Garvey (Shef i Kimisë së Ushqimit në DAFM). Vizita përfshinte një tur në laboratorë, diskutime me ekspertë të laboratorit të shëndetit të bimëve dhe pesticideve dhe shkëmbimin e informacionit veçanërisht në lidhje me protokollet dhe metodat analitike, akreditimin, analizën dhe raportimin e të dhënave.
Më 20 janar, anëtarët e Projektit të Sigurisë Ushqimore, Elaine Madden, Eksperte Ndërkombëtare e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore dhe Michelle Riblet, Eksperte Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore u takuan gjithashtu me kolegët shqiptarë për të diskutuar dhe planifikuar një studim kimik që do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2022.
Elaine Madden, Eksperte Ndërkombëtare e Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore, Michelle Riblet, Eksperte Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore, Elidona Piroli, Specialiste në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) dhe Dr. Vjollca Vladi, Shefe e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve (ISUV).
Elidona Piroli, Specialiste në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), Jim Garvey (Shef i Kimisë Ushqimore në laboratorin DAFM Backweston dhe Dr. Vjollca Vladi, Shef i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve (ISUV).