Lajme nga projekti
Vizitë studimore në Irlandë
Një grup veterinerësh zyrtarë të AKVMB-së së bashku me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural morën pjesë në një vizitë studimore në Irlandë nga 25 – 30 qershor për të mësuar më shumë rreth kontrolleve zyrtare të BE-së, që nga regjistrimi dhe lëvizja e kafshëve deri te proceset e thertoreve dhe përpunimit të mishit.
Java nisi me takime me zyrtarë në Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës, të cilët pasqyruan një përmbledhje të shërbimeve veterinare të Irlandës dhe sistemit të identifikimit dhe lëvizjes së kafshëve.
Përgjatë gjithë javës grupi u njoh praktikisht se si funksionon sistemi zyrtar i kontrolleve veterinare. Vizita e parë në terren ishte në një fermë prodhim bulmeti ku fokusi ishte në regjistrimin e viçave dhe kontrollet për prodhimin e qumështit. Vizitat e tjera u fokusuan në thertore dhe stabilimente të përpunimin e mishit, ku pjesëmarrësit ndoqën të gjithë procesin nga hyrja e kafshëve deri në dërgimin e produktit. Një tjetër vizitë u zhvillua në një Mart, treg ku kryhen shitje të kafshëve të gjalla për të demonstruar se si lëvizja e kafshëve regjistrohet dhe menaxhohet, për të siguruar që kërkesat e gjurmueshmërisë janë përmbushur. Vizita studimore përfundoi me një vizitë në zyrat e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore të Irlandës.
Vizita studimore plotësoi trajnimin e ofruar nga eksperti veterinar David Lynch nëpërmjet Projektit të Sigurisë Ushqimore në Shqipëri për të përmirësuar cilësinë e inspektimit të mishit duke rritur kompetencat e Veterinerëve Zyrtarë. Pjesëmarrësit në këtë vizitë studimore do të përdorin njohuritë dhe përvojën e tyre për të trajnuar kolegët e tyre në Shqipëri.
Një falenderim i veçantë për ekipet e veterinerëve zyrtarë dhe sipërmarrjeve që mundësuan vizitat duke përfshirë fermën e Joseph dhe Eoin Lenehan, Euro Farm Foods, Manor Farm, McCarren Meats, stabilimentin Commins dhe Carnaross Mart.
Ky angazhim financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore i Irlandës në partneritet me Departamentin Irlandez të Bujqësisë, Ushqimit dhe Marines, Autoritetin Finlandez të Sigurisë Ushqimore dhe Creative Business Solutions (CBS), Shqipëri.
Foto nga vizita studimore në Irlandë