Lajme nga projekti
Workshop me Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) mbi Etiketimin e Produkteve Ushqimore
11 Shkurt 2022
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Projekti i Sigurisë Ushqimore organizoi ditën e premte, 11 Shkurt 2022 një workshop mbi etiketimin e ushqimeve të paketuara si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese "Mëso të lexosh ushqimin tënd".
Eventi i organizuar në Durrës, u ndoq nga inspektorët e AKU-së së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe u fokusua në ofrimin e një pasqyrimi gjithpërfshirës të kërkesave të detyrueshme për etiketimin e ushqimeve si edhe legjislacionit për paraqitjen e vlerave ushqimore dhe shëndetësore
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.434 “Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit” është përafruar me Ligjin e Bashkimit Evropian për ofrimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE-së 1169/2011)
Vanessa Cooling, Drejtuese e Projektit prezantoi informacion mbi legjislacionin për paraqitjen e vlerave ushqimore dhe shëndetësore.dhe Elaine Madden, specialiste për sigurinë ushqimore nga Projekti i Sigurisë Ushqimore paraqiti një përmbledhje të kërkesave të detyrueshme të etiketimit të produkteve ushqimore. Romeo Boçi nga AKU e Tiranës prezantoi shembuj konkretë të çështjeve të hasura gjatë procesit të etiketimit në Shqipëri ndërkohë që gjatë seminarit u zhvilluan edhe ushtrime praktike. Gjatë një diskutimi të hapur, inspektorët ndanë përvojën dhe pikëpamjet e ture mbi vlerësimin e etiketave tue produkteve ushqimore.
AKU ka punuar ngushtë me Projektin e Sigurisë Ushqimore për përshtatjen e një broshure që jep informacione thelbësore mbi kërkesat e etiketimit për të ndihmuar operatorët e biznesit ushqimor të respektojnë detyrimet e tyre ligjore. Broshura do t'u shpërndahet bizneseve ushqimore nga AKU dhe mund të shkarkohet gjithashtu nga ky link: https://aku.gov.al/botime-ndergjegjesuese/
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për Standartet e Sigurisë Ushqimore, Veterinare dhe Fitosanitare” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore në Irlandë (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.
Foto nga Workshop me inspektorët e AKU-së së Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës