Lajme nga projekti
Zhvillohet prezantimi për inspektimin e produkteve ushqimore në pikat kufitare
17 janar 2020
Fillimi i vitit ka rezultuar plot me aktivitete për projektin e Sigurisë Ushqimorë në Shqipëri. Pas takimit të dytë të Bordit Drejtues të Projektit të Sigurisë Ushqimore, këtë javë u zhvillua dhe prezantimi me temë “Pikat Kufitare të Inspektimit“.
Pjesëmarrësit diskutuan situatën aktuale të pikave kufitare të inspektimit në Shqipëri, përafrimin me kërkesat e Bashkimit Europian, si dhe mundësitë për zhvillim në Shqipëri për të arritur standartet e kërkuara në pikat kufitare të kontrollit.
Takimi u ndoq me shumë interes nga inspektorë të ardhur nga Kakavijë, Morinë, Shëngjin, Durrës, Qafë Thanë, si dhe drejtues të lartë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Auteriteti Kombëtar i Ushqimit.
"Pikat Kufitare të Inspektimit" u prezantua nga Dr. Michelle Riblet, eksperte në zhvillimin e burimeve njerëzore nga Irlanda.
Me financimin e Bashkimit Evropian, Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.