Lajme nga projekti

Zyrtarët shqiptarë të sigurisë ushqimore mësojnë nga praktikat më të mira evropiane nga kolegët e tyre irlandezë

Me qëllim për të sjellë praktikat më të mira të sigurisë ushqimore evropiane në Shqipëri, një grup prej 14 zyrtarësh shqiptarë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të përfshirë në sigurinë ushqimore, morën pjesë në një trajnim një-javor në formën e një workshop-i, me datënisje 21 tetor 2019, në zyrat qendrore të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore Irlandez (FSAI), në Dublin.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBRZH), Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) morën pjesë në këtë trajnim në kuadër të Projektit të Sigurisë Ushqimore, një projekt katër-vjeçar i Bashkimi Evropian për të mbështetur forcimin e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Shqipëri.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte themelimi i një baze që do të mbështesë zhvillimin progresiv dhe përmirësimin e një plan-inspektimi me bazë risku për Shqipërinë në vitin 2020 dhe u bisedua për punën e domosdosshme në përpilimin e një plani kontrolli kombëtar shumëvjeçar (MANCCP).

Shefja ekzekutive e FSAI, Dr. Pamela Byrne, u shpreh në fjalën e saj mirëpritëse: “Qëllimi i këtij trajnimi nuk është veçse për të shkëmbyer njohuri dhe përvoja në Irlandë, por edhe për të diskutuar si mund të aplikohen ato praktikisht në Shqipëri dhe për të përmirësuar në mënyrë progresive inspektimet dhe plan-kontrollet përgjatë kohëzgjatjes së projektit.”

Ministri i Bujqësisë në Shqipëri, z. Bledar Çuçi, e njohu mbështetjen e FSAI-t dhe Bashkimit Evropian mes Projektit të Sigurisë Ushqimore. “Ne e mirëpresim mundësinë për të pranuar sistemet dhe proceset që Irlanda mund t’i ndajë me Shqipërinë,” tha z. Çuçi.

Kreytari i Zhvillimit të Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Tiranë, z. Mario Mariani, theksoi kompleksin në forcimin e sistemeve kombëtare të sigursië ushqimore dhe e nxiti MBRZH-në dhe institucionet e tjera shqiptare “të marrin maksimumin nga mundësitë që ofron ky projekt.”

Zyrtarisht Shqipëria është një shtet kandidat i BE-së ndaj ka filluar procesin e skanimit në përafrimin e standarteve të sigurisë ushqimore me ato të Bashkimit Evropian dhe ky proces nuk është ndikuar nga diskutimet politike mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Projekti i Sigurisë Ushqimore po punon me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të mbështetur përpjekjet e saj në forcimin e sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit në përputhje me standartet më të mira ndërkombëtare. FSAI udhëheq dhe bashkërendon një grup zbatuesish nga Autoriteti Ushqimor i Finlandës, Departamenti i Bujqësisë i Irlandës dhe bashkëpunëtori lokal Creative Business Solutions. Projekti synon t’i afrojë praktikat dhe përvojat më të dalluara ndërkombëtare në Shqipëri deri në janar 2023.

Puna e vazhdueshme e projektit nuk do të ndalet vetëm në krijimin e një mbrotjeje më të fortë për konsumatorin por do të mbështesë edhe zhvillimin e industrisë vendase të agroushqimit dhe do të japë dorë në krijimin e mundësive të reja në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.