Synimet e projektit :

Të mbështesë Shqipërinë për të pasur një siguri ushqimore bashkëkohore.

  • Forcimi i kapaciteteve organizative dhe burimeve njerëzore të institucioneve shqiptare

  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe një komunikim më cilësor për sigurinë ushqimore

  • Ndihmesë për miratimin e legjeve dhe rregullave të reja në përputhje me standardet e BE-së

Detajet e projektit

"Mbështetje për standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare" është një projekt i financuar nga BE, i zbatuar nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Grupi zbatues gjithashtu përfshin edhe Autoritetin Finlandez të Ushqimit, Departamentin (Ministria) e Bujqësisë, Ushqimit dhe Detit, si dhe CBS Creative Business Solutions në Shqipëri, Projekti ka një buxhet total prej prej 4,998,058 Euro dhe një kohëzgjatje prej 57 muajsh duke filluar prej 14/01/2019 deri me 30/10/2023.

Ky projekt ka për qëllim të forcojë më tej kuadrin ligjor, organizimin, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve , në mënyrë që të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përafrimin e Shqipërisë me standartet e BE.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është "të kontribuojë në rritjen e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative në përputhje me axhendën e përgjithshme të reformës së administratës publike".

Ky objektiv ndihmon për të komunikuar fushëveprimin e FSVP dhe rëndësinë e sigurisë ushqimore në kontekstin më të gjerë të ndikimit pozitiv që mund të ketë mbi ekonominë dhe mjedisin.

Objektivi i përgjithshëm do të arrihet nëpërmjet objektivave specifikë të mëposhtme:

Objektivi specifik 1: "Të ndihmojë ristrukturimin e strukturave administrative përkatëse dhe të sigurojë ndërtimin e kapaciteteve të duhura për të zbatuar masat e politikave dhe arkivimin e objektivave strategjike në përputhje me përpjekjet e reformave të përgjithshme të administratës publike dhe kërkesat e anëtarësimit në BE".

Objektivi specifik 2: "Të rritet ndërgjegjësimi publik për të siguruar që konsumatorët të informohen në mënyrë adekuate rreth zgjedhjeve, roleve, përgjegjësive dhe gjithnjë e më shumë të kërkojnë produkte ushqimore të sigurta dhe me cilësi të lartë".

Objektivi specifik 3: "Të ndihmojë në zhvillimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe institucionale dhe të hartojë dhe të zbatojë masat e nevojshme politike për të siguruar përparim drejt objektivave strategjikë në fushën e sigurisë ushqimore, standardeve veterinare dhe fotonitare".

Përfituesit

  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZhR)

  • Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU)

  • Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)

  • Institucione të tjera: Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Instituti i Shëndetit Publik; Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore; Shërbimi i Ekstensionit; Bashkitë

  • Konsumatorët dhe organizatat e tyre përfaqësuese

  • Fermerët, prodhuesit, operatorët e ushqimit, prodhuesit / importuesit e ushqimit të kafshëve

  • Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe institucionet tjera arsimore dhe kërkimore

Organizatat zbatuese

  • Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI)

  • Autoriteti Finlandez i Ushqimit

  • Departamenti (Ministria) e Bujqësisë, Ushqimit dhe Detit - Irlandë

  • CBS Creative Business Solutions në Shqipëri