Lajme nga projekti

Mbahet takimi i dytë i Bordit Drejtues të Projektit të Sigurisë Ushqimore, ravijëzohet viti në vazhdim

15 janar 2020

Projekti i Sigurisë Ushqimore, i financuar nga BE, do të intensifikojë aktivitetet për të forcuar strukturat teknike, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të përmirësuar legjislacionin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, sipas diskutimeve të mbajtura gjatë takimit të dytë të Bordit Drejtues të Projektit që u zhvillua më 15 janar 2020.

Takimi u mbajt në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBRZH), dhe znj. Ermira Gjeçi, Zvendësministre në MBRZH, kryesoi mbledhjen, ku morën pjesë kryesues dhe punonjës kyç të institucioneve përfituese, përfshirë edhe Drejtorin e Pergjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), z. Robert Lili, dhe Drejtorin e Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), z. Armand Raveli.

Projekti "Mbështetja për standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare" vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Pjesëmarrëse në Mbledhjen e Bordit Drejtues ishte edhe CEO e FSAI-t, znj. Pamela Byrne, e cila u shpreh për rëndësinë e projektit në forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të mbrojtur konsumatorin shqiptar dhe për të rritur mundësitë e shkëmbimeve tregtare.

Drejtuesi i Ekipit të Projektit, Michael Parker, vuri në dukje se rënia dakort për një agjendë reformash me përfituesit është një parakusht për ndërtimin e kapaciteteve.

Prezantimi i tij ravijëzoi punën e projektit në 2019 dhe diskutoi planet e projektit per 2020-ën, një vit shumë i rëndësishëm për zbatimin e projektit katër-vjeçar.