COVID-19, përditësim nga Projekti për Siguri Ushqimore

30 mars 2020 [ENGLISH]

Në përgjigje të përhapjes së COVID-19 (koronavirusit), Projekti për Siguri Ushqimore shpreh solidaritetin e tij me të gjithë kolegët dhe partnerët tanë që po ndikohen nga situata e tanishme e shëndetit publik.

Ne kemi vënë në zbatim një plan emergjence nga e enjtja, 12 mars 2020, dhe i gjithë ekipi qëndror i projektit, kombëtar dhe ndërkombëtar, po punojnë në distancë. Të gjitha misionet afatshkurtra të ekspertëve ndërkombëtarë në Shqipëri janë shtyrë për më vonë.

Projekti mbetet aktiv në ato fusha ku puna në distancë është e mundshme. Projekti ka riplanifikuar për të shtyrë ato aktivitete që nuk janë të mundshme nën rregullat e tanishme të kufizimit të lëvizjes dhe distancimit social (takime, mbledhje, seminare, trajnime, etj.).

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën rregullisht dhe do të dërgojmë përditësime sipas nevojës. Fokusi ynë është të vazhdojmë të punojmë normalisht në ato fusha ku është e mundur, duke mbrojtur në të njëjtën kohë shëndetin e stafit dhe kolegëve tanë.

Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni Drejtuesin e Ekipit, Michael Parker, në michael.parker@thefoodsafetyproject.eu (në gjuhën angleze) ose Administratoren e Projektit, Entela Zajmi, në entela.zajmi@thefoodsafetyproject.eu / 067-605-6214 (në gjuhën shqipe).

Më shumë informacion rreth COVID-19 mund të gjeni në faqen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit: https://aku.gov.al/siguria-ushqimore-covid-19-coronavirus/.